Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe kur kanë varfëri në ëndrra

    June 5, 2026

    Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë, u ndal te rëndësia e investimeve dhe zhvillimit ekonomik, duke theksuar se progresi i një vendi varet nga vizioni dhe ambicia për të ardhmen.

    Duke folur për projektet e mëdha investuese, Rama tha se ndikimi i tyre shkon përtej kufijve të zonës ku realizohen, pasi krijojnë efekte pozitive në ekonomi, punësim dhe zhvillim.

    “Ai investim nuk do të sjellë vetëm paratë, nuk do të ndërtojë vetëm vilat dhe hotelet, por do të sjellë një vlerë të shumëfishuar në të gjithë komponentët jashtë kufijve të tij. Është kjo që transformon me themel ekonomitë, jo ëndrrat e varfra”, u shpreh ai.

    Kryeministri theksoi se pengesa më e madhe për zhvillimin e vendeve nuk është varfëria ekonomike, por mungesa e vizionit.

    “Vendet nuk ngecin nga varfëria. Varfëria sulmohet, mundet dhe kapërcehet. Vendet ngecin kur kanë varfëri në ëndrra. Popujt ngecin nga njerëz që janë të varfër në ëndrra dhe të pangopur në interesat e tyre”, deklaroi Rama.

    Në vijim të fjalës së tij, ai kritikoi atë që e cilësoi si retorikë populiste, duke paralajmëruar për pasojat që sjellin udhëheqësit që përçojnë mesazhe përjashtuese.

    “Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, si ata që ju thonë se ky vend është vetëm i juaji. ‘Ky vend është vetëm i juaji’, u thoshte Hitleri gjermanëve dhe ju e dini si mbaroi historia. Një nga popujt më me kulturë u mbulua nga një re e zezë”, tha Rama.

    Sipas tij, zhvillimi i qëndrueshëm kërkon hapje, vizion dhe mbështetje për investimet që sjellin përfitime afatgjata për ekonominë dhe qytetarët.

    Edi rama protesta sharlatane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026

    Aksidenti i rëndë/ Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në autostradën Vlorë-Fier

    June 5, 2026

    Etmond Guri: Nga Greqia janë organizuar autobusë dhe automjete për protestat kundër projektit në Zvërnec

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.