Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të Novoselës, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, viktima po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga mjeti që po qarkullonte në këtë aks rrugor.
Si pasojë e përplasjes së fortë, personi ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Deri më tani, identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një person endacak.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


