SHKODËR – Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet sa i përket rastit të rëndë ku nëna me tre fëmijët e mitur u hodh në lumin Buna.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkëshorti i Alma Arrazit dhe babai i tre fëmijëve.
Sipas prokurorisë, Alma Arrazi ka ndërmarrë aktin ekstrem së bashku me fëmijët për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore nga ana e partnerit të saj Ergys Arrazi, duke prekur rëndë dinjitetin e saj./Radar.al


