Kujtomë se para pak muajsh një 39-vjeçare është vetmbytur në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit.
Ajo u varros në qytetin e Durrësit, aty ku prehej edhe nëna e saj.
Për ta përcjellë në banesën e fundit, të pranishëm ishin pak njerëz, kurse nga familja e saj ishin babai, motra dhe i vëllai.
Tre fëmijët e saj tashmë prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës pranë familjes së të atit, shumë kilometra larg nga nëna e tyre. Ceremonia mortore për ta u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa Erdgys Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk iu aprovua kërkesa që të marrte pjesë në funeralin e tyre.