Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ Mediat e huaja jehonë vendimit të qeverisë: Zgjedhja e duhur

    December 22, 2024
    Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ Mediat e huaja jehonë vendimit të qeverisë: Zgjedhja e duhur

    Vendimi i marrë së fundmi nga qeveria shqiptare për mbylljen e TikTok-ut për një vit ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

    Agjencia e lajmeve Reuters nëpërmjet një artikulli ka cituar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet se ndalimi është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat më të sigurta dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

    BBC shkroi se bllokimi i TikTok vjen pas një muaji nga vrasja e nxënësit 14-vjeçar në një shkollë në Tiranë, e cila i kishte fillesat në një konflikt që nisi në rrjetet sociale. Vrasja ndezi një debat në Shqipëri mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore për ndikimin që kanë rrjetet sociale tek të rinjtë.

    Britanikja “The Guardian” citoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë që fajësoi mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës.  Më tej në artikullin e saj britanikja “The Guardian” citon deputeten e opozitës Ina Zhupa që e cilëson këtë një vendim diktatorial dhe akt të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë. Lajmi u publikua edhe në Asociated Press, Al Jazeera, etj.

    Në një reagim për këto media, platforma TikTok u shpreh përmes zëdhënësit të saj se kërkon “sqarime urgjente” nga qeveria shqiptare.

    “Ne nuk gjetëm asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë ngjarje po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

    LEXO EDHE:

    Vr*sja e Martin Canit/ A është zgjidhje mbyllja e rrjeteve sociale për rritjen e sigurisë në shkolla?

    Rama lajmëroi mbylljen e Tik Tok dhe Snapchat, por a është e mundur kjo? Eksperti: Të rinjtë kanë dhe App të tjera

    Mbyllja e TikTok në Shqipëri mediat e huaja jehone Zgjedhja e duhur
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    June 5, 2026

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.