Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja e Martin Canit/ A është zgjidhje mbyllja e rrjeteve sociale për rritjen e sigurisë në shkolla?

    November 30, 2024
    Vr*sja e Martin Canit/ A është zgjidhje mbyllja e rrjeteve sociale për rritjen e sigurisë në shkolla?

    Vrasja e 14 vjeçarit me thikë nga një bashkëmoshatar tronditi Shqipërinë. Pasuan protesta dhe debat.

    A është zgjidhja tek mbyllja e rrjeteve sociale?

    Debat dhe protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar.

    Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

    Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla.

    Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale.

    “Ngjarja mund të ishte parandaluar”

    Protestuestja, Eralda Itaj shprehet për DW, se “institucionet, shkolla, dhe shoqëria duhet të marrë përgjegjësi për pasigurinë që ne kemi sot për fëmijët tanë”.

    Mes protestuesve ishte edhe gazetarja Ermelinda Hoxhaj, që e shikon rastin tragjik të vdekjes së nxënësit si një “ngjarje që mund të ishte parandaluar”.

    “Ndaj ne kërkojmë rritje të numrit të psikologëve. Ndërkohë, duke qenë se po diskutohet buxheti, kërkojmë rritje të buxhetit të arsimit.”

    Sidorela Vatnikaj, pjesëmarrëse në protestë kërkon edhe marrjen e përgjegjësive politike dhe thotë se ka dalë në protestë “për të kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë nga kjo ministri, dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe garantimin e sigurisë fizike të të gjithë fëmijëve në shkollat e Shqipërisë”.

    Rritje e ndjeshme e bulizmit online

    Në Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” merren rreth 200 telefonata në ditë për situata dhune fizike apo online nga fëmijët.

    Drejtuesja e Linjës, Belioza Çoku, vëren një prirje në rritje të bullizmit në internet.

    “Pas vitit 2017 rritet ndjeshëm, 7 fijëshohet numri i telefonatave ndaj bulizmit online, ku përdoreshin pamje të fëmijëve, manipuloheshin video. Sot, në 2024, ne kemi rreth 14 000 telefonata, pra shkon në 22% raportimi për bullizëm online”, shprehet Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” për DW.

    Sipas saj, grupmoshat që telefonojnë më shumë janë 10, 12 apo 13 vjeç, por si fashë e madhe është deri 17 vjeç.

    Debate për mbylljen e rrjeteve sociale

    Pas ngjarjes, në Tiranë me propozimin e qeverisë ka nisur një konsultim me mësues dhe prindër për të mbyllur disa nga rrjetet sociale në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama madje u shpreh: “Të marrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tokut, e pse jo, edhe të Snap Chat në Republikën e Shqipërisë”

    Por Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116” nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale.

    “Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?!

    Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”./DW

    LEXO EDHE:

    “Shkova të mbroja Martinin, mua më ndihmoi kushëriri”, Luis Meçja: Ndihem i trembur

    Çfarë po fshihet? Misteri me v*asjen e Martin Canit, avokati: Policia ka pamjet e sherrit, dyshime se th*ika…

    a eshte zgjidhje mbyllja e rrjeteve sociale Vr*sja e Martin Canit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    June 5, 2026

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.