Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe kur kanë varfëri në ëndrra

    Arkend Balla: Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik ndërkombëtar

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Misteri me ngjarjen te Fan Noli/ Kush e qëlloi Martinin dhe Luisin? Dyshimet e gazetarit dhe deklaratat e çuditshme nga Policia

    November 29, 2024
    Ngjarja e Martin Canit/ Reagon gazetarja: Turp personat që përdorin këtë fatkeqësi

    Vijon të jetë e mbushur me mister ngjarja e rëndë pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, ku nga përleshja e disa nxënësve humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur Luis Meçe.

    Deri më tani policia ka thënë zyrtarisht dhe e ka mbrojtur fort faktin që sipas tyre një autor i dyshuar ka qëlluar ndaj të miturve. Akuza është ngritur ndaj Mario Përlleshajt.

    Nga ana tjetër, familjarët e të plagosurit dhe Luis Meçe ka dëshmuar që janë dy autorë të dyshuar. Fiqiri Meçe kërkon prej ditësh me ngulm që djalit të tij t’i bëhet ekspertiza për goditjet pasi ato shihen me sy të lirë që janë nga dy thika të ndryshme.

    Zyrtari i Policisë dje në një studio televizive tha se thika e gjetur pranë ATSH-së disa ditë më parë, që dyshohet të jetë përdorur në krim nuk është e njëjtë me atë të përdorur në rrjetet sociale pas ngjarjes nga Mario Përlleshaj.

    Po ashtu zyrtari i policisë tha se në vendin e ngjarjes ka pasur 9 fëmijë, ndërsa Mario Përlleshaj ka qëlluar me thikë Martin Canin, dhe shokun e tij të plagosur. Sipas tij, viktima dhe i plagosuri kanë qenë sipër autorit gjatë përleshjes.

    Gazetari Igli Çelmeta ka ngritur dyshime dhe thotë: “Autori i krimit i ka ndjekur nga pas me thikë në dorë fëmijët”.

    Sipas gazetarit edhe nga kamerat filmike që disponon policia nuk tregohet gjithë dinamika e ngjarjes.

    “Pamja që ka policia nuk evidenton qartë, pasi pengohet fushëpamja nga një pemë. Ka pamje të tjera që autori i ndjek nga pas fëmijët. Thika që është gjetur pranë ish-ATSH, është ajo që ka autori në dorë”, tha Çelmeta.

    “Bazuar në dëshminë e babait të të plagosurit, duhet një akt-ekspertizë për të provuar nëse ka pasur ose jo një thikë të dytë”, tha Çelmeta. Sipas tij, ende nuk dihet sepse Prokuroria nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për të bërë këtë akt-ekspertizë.

    Gazetari e pyeti zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Idriz Daulle, nëse është sekuestruar ose jo telefoni i autorit të dyshuar, ndërsa zyrtari i policisë tha se nuk ka informacione, por duhet të jetë sekuestruar.

    “Unë e di që nuk është sekuestruar ende”, tha Çelmeta.

    Ai u shpreh se deklaratat e një dite më parë nga Policia dhe Ministria e Brendshme ngjajnë me ato reagimet që bëjnë partitë politike kundër njëra-tjetrës.

    “Mendoj se kemi të bëjmë me një hetim të dobët. Në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nuk kemi të bëjmë me një grup kriminal, por me fëmijë, si ka mundësi që ka kaq shumë pikëpyetje? Sepse kemi një hetim i dobët. Mendoj se është një krim i paramenduar, sepse ka pasur sherr më parë dhe këtu ka përgjegjësi edhe shkolla”, tha Çelmeta.

    Ai tha se hetimi duhet të kryhet me detaje, kush ia solli thikën autorit të dyshuar, e kishte me vete në shkollë, ku e kishte fshehur?

    Zyrtari i Policisë tha se nga dëshmitë që janë mbledhur është mësuar se personi që ka ndërhyrë i ka ndarë fëmijët që po konfliktoheshin. “Ne nuk mund të aludojmë, është prokuroria që po drejton hetimin. Derisa të mbyllet hetimi do të mblidhen provat e tjera”, tha Daulla.

    Radar.al

    luis mece Martin Cani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe kur kanë varfëri në ëndrra

    June 5, 2026

    Arkend Balla: Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik ndërkombëtar

    June 5, 2026

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    June 5, 2026

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.