Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Rama lajmëroi mbylljen e Tik Tok dhe Snapchat, por a është e mundur kjo? Eksperti: Të rinjtë kanë dhe App të tjera

    November 20, 2024

    Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë me vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, kryeministri Edi Rama sot tha se do të diskutohet mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat.

    Tomi Kallanxhi, eksperti i IT-së, thotë se kjo nuk është zgjidhje për shoqërinë.

    “Sigurisht që jam kundër, sot nuk është zgjidhja për të mbyllur një aplikacion. Sot është edhe një aplikacion që nuk është folur shumë që është “Roblox”. Nuk është kjo arsyeja për bllokuar aplikacionin”.

    Tomi Kallanxhi u shpreh se mbyllja e aplikacioneve është një populizëm e asgjë më shumë.

    “Për opinioni tim, Rama e bën këtë gjë për çështje populizmi, është një gjë që duan të dëgjojnë të gjithë prindërit, të gjithë votuesit e tij dhe ai thotë atë çfarë duan të dëgjojnë ata”, tha Kallanxhi.

    Eksperti ndër të tjera qëndron i mendimit se mbyllja e Tik Tok apo Snapchat është diçka e pamundur, kjo pasi është tentuar në disa shtete dhe nuk është realizuar.

    “Tik Tok ka tentuar ta bllokojë shteti Amerikan dhe nuk e bllokoi asnjëherë. Nuk është bllokuar akoma asnjë aplikacion në asnjë shtet, pra është pothuajse e pamundur për tu arritur. Të rinjtë kanë edhe një gjë tjetër që nëse kanë dëshirë të aksesojnë online, ekziston WhatsApp-i, Telegram-i, ekzistojnë platforma të tjera.

    I bie që të censurojmë të gjithë internetin e më pas të kthehemi në Korenë e Veriut që mban 2 milionë njerëz të cilët mendojnë se zgjidhja vjen nga shteti dhe jo nga familja”, tha eksperti Tomi Kallanxhi.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    June 5, 2026

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.