Para pak çastesh ka mbërritur në Gjykatën e Korçës, Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili u arrestua pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht nxënëset e tij të mitura.
Duro pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila pretendon se ai është i pafajshëm.
Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle.
Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë për një moshë të tillë.


