Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026

    Nga Flamur Vezaj

    Dosja hetimore e SPAK ka zbardhur detaje të reja mbi marrëdhënien mes çiftit Ilir Meta-Monika Kryemadhi dhe biznesmenit Samir Mane, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si u zhvilluan bisedimet për vilën e famshme në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”.

    Sipas dokumenteve të administruara nga Prokuroria e Posaçme, bashkëshortja e biznesmenit, Eva Mane, ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se ka ndihmuar personalisht Monika Kryemadhin në arredimin e vilës nr. 103 në Rolling Hills, ndërsa komunikimet e sekuestruara tregojnë se punimet kishin avancuar deri në zgjedhjen e kuzhinës, garderobave, mobilimit dhe detajeve të tjera të brendshme.

    Në dëshminë e saj, Eva Mane deklaron se njohja me Monika Kryemadhin kishte nisur rreth viteve 2006-2007 dhe se marrëdhënia mes tyre nuk ishte shumë e afërt. Megjithatë, ajo pranon se e ka ndihmuar Kryemadhin në arredimin e vilës dhe se vetë Monika kishte shprehur dëshirën për të pasur një shtëpi në kompleksin Rolling Hills pasi kishte vizituar vilën e familjes Mane.

    Sipas dëshmisë, kompania “Mane TCI” kishte në dispozicion një vilë të porositur më herët nga një klient tjetër, i cili ishte tërhequr nga blerja. Kjo vilë iu propozua Monika Kryemadhit. Eva Mane deklaron se Kryemadhi kishte kërkuar që punimet të vazhdonin, me argumentin se do të shiste disa pasuri dhe me ato para do të blinte vilën. Më vonë, sipas saj, Monika u tërhoq për shkak të mungesës së mundësive financiare.

    Por ajo që bie në sy në dosje janë komunikimet elektronike të siguruara nga SPAK. Nga këqyrja e emaileve rezulton se Eva Mane dhe Monika Kryemadhi kanë shkëmbyer vazhdimisht korrespondencë lidhur me arredimin e vilës.

    Në një email të datës 17 dhjetor 2014, Eva Mane i dërgon Monika Kryemadhit projektet e garderobave të vilës nr. 103, ndërsa arkitektët e kompanisë Mane TCI diskutojnë pagesën paraprake prej 9,384 eurosh për realizimin e tyre.

    Po ashtu, më 22 dhjetor 2014, Eva Mane i shkruan Kryemadhit: “Motra si t’kam?! Jemi ok me sa më poshtë? Më thuaj që të vazhdoj procedurën…”
    Bashkëngjitur emailit ndodheshin fotografi dhe oferta për kuzhinën italiane “Lube”, ndërsa arkitektët e kompanisë diskutonin ngjyrat, materialet, afatet e montimit dhe kostot shtesë të projektit.

    Sipas SPAK, këto komunikime tregojnë se punimet për llogari të Monika Kryemadhit kanë vazhduar edhe pas periudhës kur ajo pretendon se ishte tërhequr nga blerja e vilës.

    Nga ana tjetër, edhe Samir Mane është pyetur nga prokurorët. Ai ka deklaruar se kishte dijeni që Monika Kryemadhi kishte biseduar me bashkëshorten e tij për blerjen e një vile në Rolling Hills, por ka mohuar të ketë negociuar personalisht me Monikën apo Ilir Metën për këtë çështje. Mane ka deklaruar gjithashtu se nuk kishte dijeni për punime të kryera në vilë për llogari të çiftit Meta-Kryemadhi dhe se nuk mbante mend takime familjare me ta.

    Megjithatë, SPAK arrin në përfundimin se nga tërësia e bisedave telefonike, mesazheve dhe komunikimeve me email rezulton se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë qenë përfituesit e synuar të vilës nr. 103 në Rolling Hills, edhe pse më vonë kanë hequr dorë prej saj.

    Një tjetër element që ngre pikëpyetje serioze në këtë dosje lidhet me deklarimet e biznesmenit Samir Mane dhe bashkëshortes së tij, Eva Mane, të cilat sipas SPAK nuk përputhen plotësisht me provat e administruara gjatë hetimit. Prokuroria evidenton se dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të sakta dhe shteruese sa i përket marrëdhënies së krijuar me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin në lidhje me vilën në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”. Sipas dosjes, deklarimet e çiftit Mane bien ndesh me të dhënat e nxjerra nga ekspertimet telefonike dhe komunikimet elektronike, ku rezultojnë biseda, takime dhe shkëmbime informacioni që lidhen drejtpërdrejt me arredimin, përzgjedhjen e elementëve të brendshëm dhe vijimin e punimeve në vilën që konsiderohej si përfitim për çiftin Meta-Kryemadhi.

    Për SPAK-un, këto mospërputhje përbëjnë një element të rëndësishëm hetimor, pasi tregojnë se raportet dhe angazhimi real i palëve kanë qenë më të thelluara nga sa është deklaruar gjatë marrjes në pyetje. Ndonëse SPAK evidenton ekzistencën e një marrëdhënieje përfitimi dhe premtimi të pasurisë mes palëve, nuk ka ngritur akuzë ndaj Samir Manes apo Eva Manes për korrupsion aktiv.

    Sipas arsyetimit të Prokurorisë së Posaçme, veprat e mundshme penale që do të lidhnin dhënien e përfitimit ose premtimin e vilës janë konsideruar të parashkruara për shkak të kalimit të afateve ligjore. Për këtë arsye, SPAK nuk ka proceduar penalisht ndaj çiftit Mane, megjithëse në dosje evidentohen komunikime, veprime konkrete dhe premtime që lidhen me vilën në Rolling Hills.

    Dosja hetimore vazhdon të mbetet një nga episodet më të diskutuara të çështjes Meta-Kryemadhi, pasi dokumenton jo vetëm biseda dhe emaile të detajuara për arredimin e vilës, por edhe marrëdhëniet mes protagonistëve që sipas SPAK çuan në premtimin e një pasurie me vlerë të konsiderueshme.

    Edi rama eva mane ilir meta monika kryemadhi zamir mane spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.