Gjatë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për narkotikë janë vënë në pranga në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Nga informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, pritet të ekstradohen sot nga Dubai, shtetasit:
Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;
Shkelzen Kraja;
Ilir Lazri alias Ilir Sula;
Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj;
Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;
Merxhan Celiku.
Policia e Shtetit
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.
6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:
-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


