Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e pazakontë e ndodhur në Korçë ku mësuesi abuzonte me nxënëset e tij.
Burimet kanë arritur të na sigurojnë foto nga bisedat +18 që mësuesi bënte me nxënëset e tij.
Mesazhet, sipas grupit të hetimit, rëndojnë së tepërmi situatën për Bledar Duro.
Gjithnjë sipas grupit hetimor mësuesi i arteve pamore prej më shumë se dy muajsh shkëmbente mesazhe me njërën prej nxënëseve të kësaj shkolle, shkruan a2.
45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.



