TIRANË– Taletin, krijimtarinë dhe dëshirën për të bukurën që ka Make-up Artisti, nga Prizreni, Arbër Bytyqi, do donte ta kishte çdo vajzë.
Ai ka qenë i ftuar të enjten në programin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, ku moderatorja e njohur shqiptare e ka pyetur edhe sesi ka nisur rrugëtimi i tij në fushën e bukurisë.
Ai ka shpjeguar se prindërit e tij kanë pritur që pas dy djemve që kishin prisnin të bëheshin me vajzë, por në të vërtetë zoti i bekoi sërish me djalë, Arbrin, për të cilin çdo veshje e kishin blerë rozë, kukulla dhe gjëra vetëm për vajza. Duket sikur ishte e shkruar prej kur lindi.
Ndërkohë tashmë që është prej vitesh në këtë profesion ku në qendër qëndron imazhi femëror, Arbri shprehet se nuk merret shumë me komentet kur njerëzit komentojnë e flasin për të se ai është gay.
Arbana e ka pyetur po t’i pse nuk ke reaguar në lidhje me këtë gjë, ndërsa Arbri thotë se: As e pohoj as e mohoj./Radar.al


