Detaje të reja kanë dalë në pah nga vdekja tragjike e këngëtarit të shumënjohur, Liam Payne.
Prokurori i çështjes së vdekjes së Liam Payne, së fundmi na ka konfirmuar se vdekja e tij, nuk ka qenë rezultat i vetëvrasjes.
Referuar hetimeve të bëra, prokurori deklaron se vdekja e 30-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një aksidenti tragjik, i shkaktuar nga efektet e drogërave që 30-vjeçari kishte konsumuar para ndodhisë fatale që i mori jetën.
Drogërat shkaktuan një humbje të kontrollit të tij, duke e çuar në rënien nga ballkoni i hotelit CasaSur Palermo.


