Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ukraina synon prototipin e sistemit evropian kundër raketave deri në vitin 2027

    “Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit

    Sulm me thi*ë në Paris, plagosen tre gra. Autori arrestohet nga një polic jashtë shërbimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One, paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

    July 27, 2026
    “Me 5 mijë lekë fitoni 50 GB”/ Denoncimet e pafundme të qytetarëve çojnë në hetim “Vodafone” dhe “One”

    Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një sërë masash dhe detyrimesh të reja për operatorët Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, pas përfundimit të hetimit të thelluar në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

    Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i Komisionit të Konkurrencës synon të korrigjojë problematikat e konstatuara gjatë hetimit, duke rritur transparencën, zgjedhjen për konsumatorët dhe aksesin në paketa më të favorshme.

    Gjatë hetimit, Autoriteti konstatoi rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve nga operatorët, ngjashmëri të lartë mes paketave të ofruara, reduktim të ofertave me çmime më të ulëta, si dhe mungesë dokumentacioni të mjaftueshëm për të justifikuar ndryshimet tarifore.

    Në bazë të vendimit të datës 24 korrik 2026, Vodafone Albania dhe One Albania duhet që brenda 90 ditëve të krijojnë paketa të veçanta dhe më të favorshme për pensionistët dhe studentët e moshës 18 deri në 23 vjeç.

    Një tjetër detyrim i vendosur është që paketat më ekonomike të jenë të disponueshme jo vetëm përmes aplikacioneve apo kanaleve digjitale, por edhe në të gjitha pikat fizike të shitjes.

    Vendimi parashikon gjithashtu që abonentët, pas përfundimit të kontratës, të kenë të drejtën të kalojnë në një paketë më të lirë pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara.

    Operatorët do të jenë të detyruar të njoftojnë individualisht çdo abonent për çdo ndryshim të çmimit, përmbajtjes ose vlefshmërisë së paketave, të paktën 30 ditë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

    Po ashtu, çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove, të cilat kompanitë do të duhet t’i ruajnë për një periudhë pesëvjeçare.

    Autoriteti kërkon gjithashtu që paketat e reja të kenë diferencim real dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorëve. Kontratat tip do t’i nënshtrohen vlerësimit paraprak të Autoritetit të Konkurrencës për të shmangur klauzolat e padrejta, ndërsa procedurat dhe afatet për bartjen e numrit nga një operator te tjetri duhet të jenë të përcaktuara qartë në kontratat me abonentët.

    Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se zbatimi i të gjitha detyrimeve do të monitorohet për një periudhë njëvjeçare nga hyrja në fuqi e vendimit. Në rast të moszbatimit të masave, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA do të përballen me penalitetet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ukraina synon prototipin e sistemit evropian kundër raketave deri në vitin 2027

    July 27, 2026

    “Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit

    July 27, 2026

    Sulm me thi*ë në Paris, plagosen tre gra. Autori arrestohet nga një polic jashtë shërbimit

    July 27, 2026

    Sulmet amerikane dëmtojnë sistemin e ujit në jug të Iranit, 120 mijë banorë mbeten pa furnizim të rregullt

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.