ARGJENTINË– Të paktën 3 persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen Liam Payne, yllit të One Direction. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet argjentinase. Artisti ndërroi jetë më 16 tetor pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.
Ndër kohë prokurorët argjentinas thanë se një person që shoqëronte artistin është akuzuar për braktisjen e një personi të ndjekur nga vdekja dhe furnizim dhe lehtësim të drogës.
Ndërsa një nga punonjësit e hotelit dhe një person i tretë janë akuzuar edhe për furnizim me drogë. Ndërkohë, për asnjërin nga të arrestuarit nuk bëhen të ditur emrat./BBC/Radar.al


