ARGJENTINË– Ish-anëtar i grupit One Direction, Liam Payne ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires.
Lajmi si fillim është bërë i ditur nga policia, ndërsa mësohet se vdekja e 31-vjeçarit Payne, ndodhi të mërkurën në një hotel në rrugën Costa Rica në lagjen Palermo.
Policia e Buenos Aires tha se personeli nga Stacioni i Policisë 14B shkoi në hotel të mërkurën pasdite pasi mori një telefonatë 911 për një burrë agresiv, i cili ndoshta ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit. Deklarata e policisë nuk e identifikoi atë person si Payne.
Payne u pa në Argjentinë duke ndjekur koncertin e ish-shokut të tij të grupit Niall Horan më 2 tetor, sipas videove të postuara në mediat sociale nga shfaqja.Ai kishte festuar së fundmi ditëlindjen e tij të 31-të në Mbretërinë e Bashkuar, sipas videove të postuara në Snapchat-in e tij. Payne ka lindur në Wolverhampton, West Midlands.
Sipas policisë në Buenos Aires, oficerët morën njoftim për “një burrë agresiv që mund të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit”./Radar.al


