Ditën e sotme politikani Adriatik Lapaj u paraqit në SPAK duke denoncuar Agron Shehajn për disa shpifje.
Në lidhje me këtë situatë ditën e sotme Agron Shehaj në një intervistë për “News 24” reagoi më tej.
Sipas Shehaj, Lapaj e akuzoi për shpifje ndaj ai i kërkon atij që t’u japë një shpjegim popullit për tokat e mundësuara nga një firmë e vjehrrit të tij.
“Politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë Mundësia. Vjehrri i tij ka njohur pronën një zotërie. Adriatik Lapaj ka qenë avokati i përfituesit nga vendimi i vjehrrit për tokën. Adriatiku duhet të dalë në publik dhe të shpjegojë sesi është e mundur kjo. Lapaj thotë se unë jam e ardhmja, për atë është normale një vendim i tillë që ka marrë vjehrri i tij. Prona që po flas unë është dhënë në shkelje të ligjit. Adriatiku s’është as i pari e as i fundit që më kallëzon për shpifje”, është shprehur ai.


