Në një prononcim për mediat para SPAK, Lapaj është shprehur se në lidhje me denoncimin e bërë ndaj Shehajt ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes.
Pak çaste para së të hynte në Gjykatën e Posaçme Lapaj tha se Shehaj ka pretenduar në mediat se ai si avokat a përfaqësuar kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe se ai ka marrë para nga këto kompani.
Më tej ai i bën thirrje Shehajt që të verifikojë në gjykatë pretendimet e tij për atë.
“Unë nuk kam dashur të krijoj konflikt mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjej. Zoti Shehaj duhet të vijë me dokumenta të provojë pretendimet. Unë Adriatik Lapaj me përgjegjësi të plotë them që nuk kam në Republikën e Shqipërisë as unë, as nëna, as babai dhe asnjë familjar i rrethit të parë tim asnjë metër tokë në Shqipëri, jo më shumë. Ka pretenduar se unë kam përfaqësura kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe kam marrë lekë nga këto kompani. Të dalë një gazetar që ta verfifikojë që kam marrë një cent nga këto kompani”, tha Lapaj për gazetarët.


