Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Kevin Hajrulla që u plagos rëndë mbrëmjen e 18 dhjetorit në Vlorë.
Në lagjen Çole të Vlorës kërciti kallashnikovi dhe më shumë se 30 plumba u zbrazën ndaj një mjeti që po parkonte.
Brenda mjetit ndodhej 30 vjeçari Kevin Hajrulla, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Tiranë tek Trauma. I plagosur rastësisht mbeti edhe një person që ishte pranë në momentin fatkeq, i identifikuar si Armand Spahiu.
Kejvin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës i njohur si i forti i Vlorës i cili i ka shpëtuar tre atentateve.


