Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshje kornizë pas ndërmjetësimit të SHBA-së

    Arrestohet në Mal të Zi hakeri i lidhur me Iranin, i akuzuar për sulme kibernetike me dëme prej 3.4 miliardë dollarësh

    Qeveria shpall Qendrën Historike të Dhërmiut pasuri kulturore, miratohet edhe plani i mbrojtjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kristian Marku u vra për hakmarrje/ Zbulohet përplasja midis dy familjeve në Rrëshen, mori pjesë në atentatin ndaj Saimir Reçit

    January 13, 2025

    Një tjetër atentat tronditi vendin këtë të hënë, 13 janar. Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni u ekzekutua me armë zjarri brenda automjetit ku udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier, shkruan Radar.al.

    Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës ku drejt automjetit me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri automatiku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Viktima Kristian Marku ishte person me precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

    Kristjan Marku u qëllua me breshëri kallashnikovi, autorët djegin mjetin. 30-vjeçarit i zunë pritë, i njohur për Policinë

    Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri ne drejtim të Saimir Reçit.

    I riu rezulton me një të shkuar kriminale dhe dyshohet se ai u vra për hakmarrje. Autorët i kishin bërë pritë, ndërsa rreth 1 km larg vendit të ngjarjes u gjet makina e djegur e përdorur prej tyre, shkruan Radar.al.

    Viktima Kristian Marku sot është nipi i Marjan Marku apo ndryshe Martin Bardhit, i vrarë në lokalin e tij në Rrëshen në shtator 2023.

    Akuza për tentativë vrasjeje

    Në vitin 2023, Kristian Marku u akuzua si një nga autorët që qëlloi me armë zjarri ndaj Sajmir Reçit në Rrëshen të Mirditës, në mars.

    Një ditë pas ngjarjes, policia prangosi Martin Bardhin, ndërsa shpalli në kërkim djalin dhe nipin e tij, Erind Videl alias Erind Bardhi dhe Kristian Marku alias Kristi Bardhi.

    Por 6 muaj më vonë, Martin Bardhi ekzekutohet, shkruan Radar.al.

    Armë pa leje

    Pak muaj më vonë, në shtator, Policia e Kurbinit prangosi Kristian Markun gjatë një operacioni policor të koduar “Tentativa”, shkruan Radar.al.

    Ai po lëvizte me automjet dhe me vete kishte edhe armë zjarri, pa leje. Në afërsi të fshatit Shëmri, sapo pa policët, Marku hodhi nga dritarja e automjetit pistoletën me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.

    Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

    ATENTATI NDAJ SAIMIR REÇIT

    “Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr.156 datë 27 mars 2023 në ngarkim të Marjan Markut (Martin Bardhi), Erind Vidal Marku (Bardhi) dhe Kristjan Markut. Në këtë referim oficeri i policisë deklaron se në datë 26 mars 2023 rreth orës 19.00 është njoftuar salla operative se në qytetin e Rreshënit, Mirditë, kishte të shtëna me armë zjarri dhe ishte qëlluar në drejtim të një automjeti. Nga hetimet e para rezulton se në shëtitoren kryesore të qytetit në afërsi të lokalit ‘Filopati’ janë gjetur, fiksuar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja armë zjarri.  Në vijim të këqyrjes së vendit të ngjarjes në drejtimin perëndimor tek karburant ‘Kthjella’ është gjetur një automjet tip BMW seria 7 targa AA681 YT, i blinduar, i cili rezulton të jetë i dëmtuar në disa pjesë të tij.

    Si edhe në xhamin e derës së drejtuesit, nga krahu i majtë ka një dëmtim nga ana e jashtme, jo tejshpues si ato të shkaktuara nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në dosje.

    Në atë kohë Saimir Reçi, deklaroi se konflikti nisi pasi ai konstatoi se persona që nuk kishin lidhje me lagjen ku ai jetonte, po filmonin banesën e tij.

    Dhe se këta persona ishin në praninë e djalit të një efektivi policie në Rrëshen.

     “Gjatë marrjes në pyetje Saimir Reçi ka sqaruar se përpara se të ndodhte ngjarja, ai kishte dalë me mjetin e tij në rrugën në afërsi të pallatit në të cilin banon, ku aty ka parë një automjet tip ‘Mercedes Benz’ 220, i cili drejtohej nga F.LL, djali i një punonjësi policie.  Ndërsa në sediljen e pasme, sipas tij, ishte një shtetas tjetër, i cili kishte në dorë një aparat celular.  Ai thotë se ata kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe se ai i ka ndjekur, i ka parakaluar dhe ka arritur ti ndalojë. Gjatë këtij momenti ai i ka thënë drejtuesit të mjetit të mos ecte me shpejtësi dhe të mos sillte persona të tjerë në lagje. Por ai sipas tij e ka goditur me shpullë në fytyrë dhe më pas është larguar”, thuhet në dosje.

    Fill pas këtij konflikti, Saimir Reçi rrëfeu se ai u sulmua me armë zjarri në qendër të Rrëshenit. Dhe se personat që e qëlluan ishin nga familja Bardhi.

     “Saimir Reçi personi që u tentua të ekzekutohej, deklaroi më pas se më datë 26 mars 2023, rreth orës 17.00-18.00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin që ka në përdorim BMW seria 7 me targa AA 681 YT, i cili është i blinduar.

    Ai ka bërë një xhiro në rrugën kryesore të qytetit, ku ka ndaluar përpara lokal ‘Filopati’, pasi kërkonte të merrte një fishë telefoni tek një dyqan që ndodhet përballë lokalit. Në momentin që ka zbritur nga mjeti të cilin e ka lënë të ndezur, ai thotë se ka parë një automjet tip Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa TR, numrat nuk i ka fiksuar, e cila i ka dalë përpara mjetit dhe i ka bllokuar rrugën. Në këtë çast sipas tij kanë zbritur nga makina e tyre Kristian Bardhi nipi i Martinit, Martin Bardhi si dhe djali i tij Erind Bardhi të cilët janë nga fshati Ndërfushas.  Të tre këta shtetas kanë patur në duar armë zjarri pistoleta”, thuhet në dosje. Saimir Reçi shpjegoi me hollësi përpara oficerëve të policisë gjyqësore, edhe momentin kur ai u qëllua me armë.

     “Martin Bardhi dhe Kristian Bardhi qëndruan përpara mjetit dhe qëlluan me armë zjarri në xhamin e parë dhe në atë të derës së drejtuesit të mjetit.

    Meqë mjeti ishte i blinduar plumbat nuk depërtuan në brendësi.

    Pasi qëlluan disa herë Kristjan Bardhi dhe Erind Bardhi hipën në automjetin e tyre dhe u larguan. Ndërsa Martin Bardhi u largua në këmbë në drejtim të rrugës së komisariatit të policisë”, thuhet në dosje.

    Pas këtij sulmi me armë, Saimir Reçi, tregoi se iu desh të ndalonte makinën në një pikë karburanti dhe të mos dilte nga aty, deri sa të sigurohej se rreziku kishte kaluar.  “Sajmir Reçi thotë se pasi u sulmua me armë, ai u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi dhe në rrugën e Vorfit, goma e makinës së tij ndeshi në një teh dhe aty mjeti për inerci lëvizi deri ne karburantin ‘Kthella’.

    Ai më tej thotë se ka qëndruar në automjet deri sa aty ka shkuar një tjetër makinë e rastësishme tip ‘Volkswagen’, ku i ka kërkuar drejtuesit, të cilin nuk e njihte, që ta dërgonte në banesë”, thuhet në dosje.  

    Përgatiti Radar.al

    Kristian Marku alias Kristi Bardhi nipi i Marjan Marku apo ndryshe Martin Bardhit SAIMIR REçI
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshje kornizë pas ndërmjetësimit të SHBA-së

    June 26, 2026

    Arrestohet në Mal të Zi hakeri i lidhur me Iranin, i akuzuar për sulme kibernetike me dëme prej 3.4 miliardë dollarësh

    June 26, 2026

    Qeveria shpall Qendrën Historike të Dhërmiut pasuri kulturore, miratohet edhe plani i mbrojtjes

    June 26, 2026

    18-vjeçari qëllon me armë drejt një servisi celularësh në Babrru, arrestohet 3 kilometra larg vendit të ngjarjes

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.