Legjislacioni i ardhshëm për kthimin e emigrantëve nga Bashkimi Evropian në vendet e origjinës mësohet se nuk do të përfshijë “pikat e kthimit” jashtë territorit të BE-së, si ato të ngritura në Shqipëri pas marrëveshjes me Italinë.
Legjislacioni që pritet të prezantohet të martën e arhshme në Strasburg gjatë sesionit plenar të Parlamentit Evropian, synon krijimin e rregullave të harmonizuara në radhët e bllokut mbi procedurat e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre. Kjo në rast se kërkesat e tyre për azil refuzohen.
Pikat e kthimit pashikohej të shërbenin si qendra të ngritura në vende të treta jashtë Unionit, ku aplikantët e refuzuar do të prisnin derisa të realizohej kthimi i tyre në vendin e origjinës.
Komisioni Evropian po shqyrtonte mundësinë e përfshirjes së këtyre qendrave në ligj.
Shtetet anëtare, përfshirë këtu Austrinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Letoninë dhe Maltën e mbështetën si opsion.
Nga ana tjetër të shumta kanë qenë organizatat e shoqërisë civile që I kundërshtuan këto qendra, me argumentin se do të çonin në burgime të gjata dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.
Ligjet aktuale të BE-së i ndalojnë autoritetet të dërgojnë emigrantët kundër vullnetit të tyre në vende ku ata nuk kanë një lidhje.
Disa shembuj, si ngritja e bazave në Gjadër dhe Shëngjin, u kritikuan ashpër dhe u cilësuan si çnjerëzore dhe joefikase.


