Agjensia e lajmeve ANSA, bën me dije se nuk janë pranuar kërkesat për azil të 43 emigrantëve pasi janë konsideruar si të pabazuara dhe nuk përmbushin kërkesat e duhura për të marrë statusin e azilantit.
Ndërsa mësohet se vetëm një person nuk është pezulluar.
Emigrantët janë dëgjuar mbrëmjen e mërkurës nga komisioni i azilit. Ndërkohë pritet që të nesërmen të jepet vendimi mbi konvalidimin e qëndrimit të tyre.
Sipas delegacionit TAI, Tryeza e Azilit dhe Emigracionit, të gjitha kërkesat për azil janë të pabazuara, përvec njërës prej tyre, që do të ridëgjohet në procedurë të veçantë.
Ky delegacion, sipas mediave italiane, është në ditën e tretë të monitorimit të qendrave italo-shqiptare.
Ndërkohë që katër të miturit që u kthyen nga kampi i Gjadrit janë transferuar në Potenza dhe do të merren në mbrojtjen e projektit FAMI, Fondi për Azil, Emigracion dhe Integrim, ndërsa njëri prej tyre ka marrë edhe ndihmë mjekësore.
Sipas mediave italiane, të gjithë emigrantët kanë 7 ditë kohë për t’iu drejtuar Gjykatës, nëse gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Romë do t’i hapin rrugë procedurës së përshpejtuar.


