Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku tetë fëmijë kanë humbur jetën pas të shtënave të ndodhura në Luizianë.
Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në qytetin Shreveport, ndërsa është cilësuar si një “trazirë familjare”.
Shefi i policisë, Wayne Smith, bëri të ditur se viktimat ishin të moshave nga 1 deri në rreth 14 vjeç. Në total, 10 persona u qëlluan me armë zjarri.
Autoritetet janë ende duke mbledhur informacion, pasi vendngjarja shtrihet në disa zona të ndryshme.
Sipas policisë, i dyshuari është qëlluar për vdekje nga efektivët gjatë një ndjekjeje me automjet. Disa nga fëmijët e vrarë raportohet se kishin lidhje familjare me autorin e dyshuar.
“Kjo është një skenë e gjerë, ndryshe nga çdo gjë që shumica prej nesh kanë parë ndonjëherë,” u shpreh Smith.


