Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Iranin, ndërsa negociatat mes dy vendeve vijojnë.
Në një intervistë për Fox News, ai theksoi se pavarësisht deklaratave të ndryshme në publik, bisedimet me Teheranin kanë bërë më shumë përparim nga sa perceptohet.
Wright vlerësoi rolin e presidentit Donald Trump, duke e cilësuar atë një negociator krijues, që përdor presionin dhe pasigurinë strategjike si pjesë të qasjes diplomatike.
Ai u shpreh optimist edhe për përfundimin e konfliktit, duke sugjeruar se një normalizim i shpejtë i transportit detar në rajon, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, mund të realizohet nëse arrihet një marrëveshje. “Besoj se do të kemi një përfundim pozitiv të këtij konflikti”, deklaroi ai.


