Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    July 21, 2026
    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    Organizimi i NATO-s në Tiranë në vitin 2027 është vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë, tha ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në konferencë për shtyp. Koha mbetet ende për t’u përcaktuar nga Aleanca, por kjo shënon një fazë të re për vendin.

    “Koha do të përcaktohet nga vetë Aleanca dhe organizimi është dëshmia më e madhe e besimit për Shqipërinë. Shqipëria dhe NATO po hyjnë në një fazë të re, NATO 3.0, një NATO më e përgatitur, më e aftë dhe që kërkon më shumë përgjegjësi”, tha Nufi.

    Investimet në mbrojtje e siguri dhe modernizimi i Forcave të Armatosura janë prioritet i ministrisë në kuadër të forcimit të sigurisë kombëtare. Kjo ndjek edhe linjën e NATO-s, për të cilënn në një moment të konferencës, ministri tha se e ka kryefjalë rritjen e kapaciteteve.

    “Shqipëria po përgatitet për investime në mbrojtje, fuqizimin e infrastrukturave strategjike. Diskutimi është çfarë kapacitetesh do të ndërtohen me këto para. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë europiane. Shpenzimet për mbrojtjen janë investim për sigurinë kombëtare, stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria po ndërton kapacitetet e saj si pjesë e një sistemi kolektiv të mbrojtjes së NATO-s. Prioriteti më i madh i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë dhe mbetet modernizimi i Forcave të Armatosura”, tha Nufi.

    Deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës, ministri e quajti “të papranueshme.”

    “Deklarata është skandaloze, e papranueshme. Çdo koment tjetër është i pavend. Është e papranueshme sot që të ketë një deklaratë të tillë. Bashkohem plotësisht me reagimin e kryeministrit. Edhe vetë reagimi në Serbi ka treguar që vazhdojmë të kemi atë qëndrim europian”, tha Nufi.

    Në këndvështrimin e tij, ky është viti më i mirë sa i përket ndërhyrjeve për zjarret, ndërsa monitorimi vijon 24 orë në 24. Brenda vitit, Shqipëria do të pajiset edhe me 3 avionë zjarrfikës.

    “Janë nënshkruar kontratat. Është një investim i jashtëzakonshëm për kapacitetet në RSH. Brenda këtij viti avionët janë zyrtarisht, besoj edhe për pjesën e zjarreve. Pajisjemi me kapacitete maksimale”, tha ministri.

    Në shtator nis prodhimi i dronëve KAYO, ndërsa pritet të nisë edhe trajnimi i pilotëve në vend nga bashkëpunimi me Izraelin.

    Ermal Nufi Ministri i Mbrojtjes Organizimi i NATO-s në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    July 21, 2026

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    July 21, 2026

    Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan! Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut, Shqipëria nën paralajmërim

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.