Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në  qytetin e Shkodrës. Migena Salihi, humbi jetën vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë dhe pak orë pasi iu lut të gjithë shqiptarëve që t’i dhuronin gjak, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

    Ajo u bë nënë e dy vajzave binjakëve, por fati nuk qe në anën e saj pasi ajo ndërroi jetë tragjikisht  pak ditë pas lindjes së tyre, duke mos iu gëzuar dot. Vetëm 4 vite më parë ajo ishte fejuar me Noelin, me të cilin ëndërruan dhe filluan të ndërtonin jetën sëbashku.

    Migena ishte diplomuar për mësuesi në Gjeografi, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, teksa ushtronte profesionin e saj si mësuese.

    Aktivisti Mirsad Basha shkruan në një postim në “Facebook”: “Sot humbem nji prej vajzave ma energjike, nji prej vajzave fantastike te ktij qyteti. Nji super vajze aktive, familjare dhe shembull ne shoqni. Jena pa fjale, nuk na besohet! Migena, te dona shume fort, gjithmone…”.

    Teksa miqtë e saj nga shoqata kanë mbjellë edhe një pemë në kujtim të saj. Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.

    Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur. Pavarësisht te tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që ti rriste vet./Radar.al

    Migena Salihi shkoder
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    April 22, 2026

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.