Në një intervistë të bërë për “ABCNews” juristi i njohur Idajet Beqiri ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të bujshme para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Beqiri u shpreh se SPAK do të arrestojë Flamurën Nokën dhe Shkëlzen Berishën.
“Flamur Noka do arrestohet para zgjedhjeve. Edhe Shkëlzen Berisha, nuk do t’i gëzojë ato 5 deputetë. Patjetër, nuk e mbajnë dot dosjen. Do ta çojë se s’bën”, theksoi ai.


