“Me sy e veshë” nga Jlo. Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me daljen e saj në tapetin e kuq, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto me një fustan metalik super zbulues për premierën e filmit të saj të ri ‘Unstoppable’.
55-vjeçarja këngëtare, me fustanin që zgjodhi nxorri në pah linjat e saj të cilat “mbaheshin” nga fjongo të mëdha të zeza.
Ajo i bashkoi veshjes mahnitëse taka të argjendta teksa ecte e vetme në tapetin e kuq.
Kjo ishte dalja e parë publike e aktores në tapetin e kuq që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck muajin e kaluar.
Aktori, edhe pse ishte producent i filmit, nuk mori pjesë në premierën e tij.
View this post on Instagram


