Jennifer Lopez bëri atë që pritej nga shumica.
Lopez ka paraqitur kërkesë për divorc nga Ben Affleck. Ajo paraqiti dokumente ligjore të martën në Gjykatën e Lartë të Qarkut LA, por Jennifer i paraqiti ato vetë pa patur nevojë për një avokat.
Divorci eridhi diorekt dy vjet pasi çifti festoi dasmën në një ceremoni luksoze në shtetin e Xhorxhias.
Zëdhënësit e aktorëve Lopez dhe Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Në fillim të viteve 2000, dyshja e quajtur “Bennifer” ishin çifti më i përfolur në botën e Hollivudit. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.
Lopez dhe Affleck u lidhën përsëri në vitin 2021. Lopez u shpreh se “20 vjet më pas, kemi një fund të lumtur”.


