Kur Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj, pa prezencën e Ben Affleck, edhe dje, 15 Gusht, ditë në të cilën ky i fundit ka mbushur 52 vjeç, Lopez nuk ka shkuar për ta takuar.
Mediat e huaja kanë publikaur fotot, në të cilat shihet se aktorin në ditëlindjen e 52-të e ka shoqëruar vetëm Jennifer Garner.

Dy ish-bashkëshortët, përveç tre fëmijëve, i bashkon edhe një miqësi e thellë, pasi aktorja nuk mungon asnjëherë në momentet më të mira dhe të vështira.
Nga ana tjetër JLo ka pozuar me një fustan Dior, ku duket teje magjepsëse ndërsa i ka ndarë fotot në Instagramin e saj me miliona ndjekës.

Ndërsa që mediat rozë shkruajnë se “Affleck u nda me të”, burime nga faqja RadarOnline, pretendojnë se dinë arsyen pse çifti u divorcua. Kjo media shkruan se Ben Affleck është ai që vendosi t’i japë fund martesës së tyre.
Sa i përket arsyes bëhet fjalë për përpjekjen e tij të dëshpëruar për të mbrojtur maturinë e tij të fituar me vështirësi./PageSix

