Moderatorja e njohur shqiptare, Lei Kraja e ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm , na zbuloi le të themi “mashkullin ideal” të saj.
Përgjatë intervistës, Kraja foli dhe për projektet e saj në radio dhe television.
Më tej ajo qartësoi të gjithë se edhe pse emri i saj përflitet gjithmonë për pjesëmarrjen në “BBV”, ajo nuk do të jetë një nga banoret sepse nuk e përballon dot jetesën me shumë njerëz.
Gjatë emisionit moderatores iu kërkua të rendiste 5 meshkujt shqiptarë më tërheqës, emrat e të cilëve sipas saj janë:
Lorik Cana, Kristjan Asllani, Nik Xhelilaj, Capital T, Ledri Vula.
“Ka kaq shumë, jemi racë e bukur. Duke qenë se kam qenë në fushën e sportit, do nis me futbollistët, Lorik Cana, Kristjan Asllani është i vogël, por tërheqës. Nik Xhelilaj pa mustaqe. Captal T, Ledri Vula”, tha Lei Kraja.