Kjo histori po ngjan sikur “çfarë po ndodh me Bardhin?”. Në rrjet emri i këngëtarit po përflitet për viktimizim në rrjetet sociale.
Moderatorja e njohur Lei Kraja së fundmi ka zbuluar se Bardhi i ka bërë ‘unfolloë’ nga rrjeti social Instagram, ndërsa shtoi se nuk e di përse.
“Di që nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish-menaxherin tashmë. Di që nuk ia ka barë të lehtë rrugëtimin për të vijuar karrierën e tij.
Unë them kryesisht ka qenë për menaxherin. Bardhi më ka bërë ‘unfollow’ në Instagram. Pse nuk e di. Nuk e di pse më ka hequr. Koncertet i janë bllokuar nga menaxheri, ndaj dhe teksti në këngën e re është për të. Mua më ka rastisur ta takoj, (menaxheri) mu duk një person që kishte përvojë. Kishte bërë shumë, kishte sakrifikuar për suksesin e Bardhit. Ka investuar shumë te Bardhi.”, u shpreh Kraja.


