Adrola Dushi dhe Capital T po e rrëmbejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave rozë edhe pse ata kurrë nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre të dashurisë.
Mediat publikuan një deklaratë e babait të reperit i cili kishte thënë se e mbështet të birin në çdo hap që merr, por duke theksuar se deri më tani ai nuk ka zyrtarizuar asgjë me partneren e tij të shumëpërfolur.
“Na nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që jon dal disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjej gjithçka mbi jetën e vet që unë e mbështesë deri në fund” deklaroi ai dy ditë më parë.
Pas zërave se marrëdhënia mes Capital T dhe Adrola Dushit mund të jetë në krizë pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi edhe nga vetë reperi.
Ai ka hedhur poshtë çdo gjë duke ironizuar titujt me anë të një story në instagram: “Media: Bla, bla, bla”, shkruan ai.


