TIRANË-Fermerët në kuadër të një loje kanë zhvilluar një ceremoni martese, ku protagonistë ishin Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri.
Gjatë ceremonisë nuk munguan momentet argëtuese dhe batutat, ndërsa dy konkurrentët respektuan edhe “ritualin” e lojës, duke shkëmbyer premtimet.
“Unë, Ilir Shaqiri, të kërkoj të jesh shoqja ime e jetës në çdo të mirë dhe në çdo të keqe. A pranon?”, iu drejtua Iliri Mozës.
Kjo e fundit iu përgjigj menjëherë:
“Po. Unë, Mimoza Ahmeti, ju pranoj ju, Ilir Shaqiri, të jeni shoku im i ngushtë në të mirë dhe në të keq.” Pas shkëmbimit të premtimeve, të dy realizuan edhe puthjen simbolike në buzë./Radar.al




