Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ina Zhupa “ia qartëson” Spiropalit: Logjika juaj s’është gjëkund. Komisoni i Venecias na jep të drejtë ne

    December 11, 2024
    Ina Zhupa "ia qartëson" Spiropalit: Logjika juaj s'është gjëkund. Komisoni i Venecias na jep të drejtë ne

    Pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, përplasjes mes opozitarëve dhe mazhorancës kanë qenë të shumta.

    Reagimet u pasuan që ditën e djeshme nga demokratët Bardhi dhe Bylykbashi të cilët i bënë thirrje Spiropali që ta rilexojë vendimin, pasi kjo e fundit u shpreh se me këtë vendim morën përgjigje të gjitha shpifjet ndaj socialistëve.

    Ndërkohë ditën e sotme gjatë konferencës së Kryetarëve ka qenë demokratja Ina Zhupa ajo që ka reaguar e irrituar ndaj Spiropalit.

    Deputetja e PD është shprehur se Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës dhe nuk i jep të drejtë mazhorancës.

    “Kjo konferencë kryetaresh duhet kishte pikë të parë ndjesën tuaj për vërdallisjen dy vjeçare për të mbrojtur Edi Ramën me mandatin e Olta Xhaçkës. Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke thënë atë që çdo jurist e dinte, që zbatimi i vendimeve të GJK është i panegociushëm dhe nuk mund të varet nga vullneti politik i një mazhorance.

    Znj. Spiropali investove komisionin e Venecias qe më pas mos ta zbatoje atë që thotë Komisioni Venecias, edhe flisje sikur kishe lexuar gjuhë marsiane. Me logjikën tuaj Ju jeni mbi Kushtetutën, me logjikën tuaj Deputeti është mbi kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese dhe jo e kundërta. Me këtë puç kushtetues ju jepni fund shtetit të së drejtës dhe legjitimoni që jemi në diktaturë”, u shpreh ajo.

    Zhupa më tej kërkoi në emër të grupit: Mos mbani peng Kuvendin për interesa klienteliste, të fusni të enjten për votim raportin dhe ta dërgoni menjëherë po nesër në Gjykatën Kushtetuese.

     

    Ina Zhupa "ia qartëson" Spiropalit komisoni i Venecias Logjika juaj s'është gjëkund
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.