TIRANË– Në mbledhjen e ditës së sotme tek Konferenca e Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka propozuar emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.
“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani. Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit. Ndërsa Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re. Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit.”- tha Spiropali./Radar.al


