TIRANË– Ditën e sotme ka ndodhur një debat i ashpër mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Debati mes dy banoreve ka duke arritur kulmin duke ngritur zërin kundër njëra-tjetrës e duke hedhur akuza.
Zënka ka nisur në momentin kur Valbona e konfrontoi Eglin, duke i thënë se kishte një problem shëndetësor në mitër.
Edhe pse Egli tha se nuk ishte në dijeni të situatës, Valbona vazhdoi me tone të larta, duke i kujtuar se nuk ishte ajo që nuk donte fëmijë.
Valbona ngriti zërin dhe akuzoi Eglin se kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë. Përgjigja e Eglit ishte e ashpër, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën për ta sulmuar atë.
Tensionet u rritën akoma më shumë kur Valbona e quajti Eglin “i pafytyrë” dhe “pa karakter”, ndërkohë që Egli përpiqej të shpjegonte se fjalët e tij ishin keqkuptuar. Ky konflikt ka ndikuar dukshëm në atmosferën e shtëpisë dhe mund të ndryshojë dinamikën e marrëdhënieve mes banorëve të tjerë./Radar.al


