Së fundmi, ngjarja tragjike e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka tronditur thellësisht opinionin publik, ku nxënësi Martin Cani ka humbur jetën nga disa godtje me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta nga figurat publike të vendit, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë ngjarje të rëndë.
Ndër ata që reaguan ishte edhe fituesi i Big Brother Albania Vip 2, Luiz Ejlli i cili ka shprehur solidaritetin e tij me familjen e të ndjerit, Martin Cani.
Përmes një postimi në Instagram, Ejlli njoftoi se në shenjë zie dhe respekti për këtë tragjedi, ai ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij të fundit, duke ofruar ngushëllimet e tij për humbjen e madhe.



