Zjarri i rënë midis fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar si pasojë e erës së fortë.
Aktualisht në terren po punojnë forca të Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive.
Ndërkohë janë organizuar dhe janë duke shkuar drejt zonës edhe forca të tjera mbështetëse, me qëllim përforcimin e operacionit dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës.


