Është zbardhur dëshmia e parë në Polici, pas arrestimit, e 14 vjeçarit që vrau me thikë në zemër Martin Canin.
14-vjeçari mësohet të ketë thënë në polici: Sherri nisi të premten sepse po më shikonte. Pas sherrit e lamë të sqaroheshim, të hënën u zumë sërish.
Mësohet se autori 14-vjeçar nuk tregon se ku e fshehu thikën pas ngjarjes.
“Në lajmëruam shokët, gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi. Thikën nuk e kisha në shkollë, por e kisha fshehur aty afër”
Me fjalët e thëna nga i mituri, konfirmohet që vrasja e Martin Canit ka ardhur vetëm për një shikim, që ka bërë më pas që të vegjëlit të zihen me fjalë banale, e deri në përdorimin e armës së ftohtë.
Një detaj i rëndë dhe tronditës, për çdo familje që ka fëmijë në këtë moshë, të bën të kuptosh se me çfarë merret rinia shqiptare sot kur shkon në shkollë.
Radar.al


