Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Polici i lënduar ga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm

    Korçë/ Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës

    Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Vr*sja e Martin Canit/ Spiropali takim me grupin “Miqtë e fëmijëve”: T’i propozohen Kuvendit ndryshime ligjore

    November 20, 2024
    Vr*sja e Martin Canit/ Spiropali takim me grupin “Miqtë e fëmijëve": T’i propozohen Kuvendit ndryshime ligjore
    Elisa Spiropali

    TIRANË– Ditën e sotme kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka folur në takimin e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, ku ka shprehur gatishmërinë për propozime dhe ndryshime në kuadrin ligjor për mbrojtjen e fëmijëve.

     “Ky takim shumë i gjerë dëshmon për karakterin gjithëpërfshirës për kujdesin ndaj fëmijëve. Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë, ku një 14-vjeçar humbi jetën nga një krim i bashkëmoshatarit të tij. Është detyra jonë të reagojmë dhe të bëjmë ligje më të forta kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe abuzimit në rrjetet sociale dhe më shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri në zbatimin e ligjeve, për modelet që u ofrohen të rinjve në media dhe në shoqëri. Çdo fëmijë lind në këtë botë me dritë, me dëshirë për jetën dhe me një ndjenjë pafajësie, me mundësi për jetën, potenciale zhvillimi të personalitetit. Mund ta imagjinojmë dhimbjen që ndjen një fëmijë, kur mizoritë e jetës i formësojnë pritshmëritë e tij për shkak të frikës dhe familjes, apo pamundësive apo pakujdesive të institucioneve, komuniteteve, prindërve apo shoqërisë. Ne nuk mund të edukojmë fëmijët vetëm me këshillat tona të mërzitshme, por modelet që u ofrojmë. Në këtë stad të shoqërisë, është detyra jonë të rrisim një brez të shëndetshëm fizikisht, shpirtërisht dhe moralisht sepse presionet që vijnë nga mjedise të ndryshme shoqërore, nga patologjitë apo defektet që mund të shkaktojnë thyerje të mëdha të fëmijët.”- tha Spiropali.

    Ndër të tjera kryeparlamentarja ka bërë thirrje të mbrohen fëmijët nga forma të ndryshme të abuzimit, offline dhe online, nga format e këqija të dhunës, por edhe nga rreziqet që vijnë përmes shkëlqimi dhe joshjes, që më parë ishte televizioni, ndërsa sot xhungla e pakrasitur e rrjeteve sociale.

    Spiropali kërkoi nga grupi i deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” që të bëhet një rivlerësim i kuadrit ligjor dhe t’i propozohen ndryshime Kuvendit.

    “Të bëjnë një rivlerësim të kuadrit ligjor dhe nënligjor, si dhe veprimtarisë së agjencive për mbrojtjen e fëmijëve dhe t’i paraqesë sa më shpejtë Kuvendit propozimet ligjore dhe rekomandimet përkatëse. Grupi i deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” që funksionon në Kuvend në tre legjislatura, ka qenë një mbrojtës i të drejtave të fëmijëve përmes miratimit të legjislacionit të duhur, përmes kontrollit të qeverisë për zbatimin efektiv të reformave. Arritje të konsiderueshme në përkthimin në akte ligjore të të drejtave të fëmijëve. Hartimi i rezolutave mbi të drejtat e këtyre problemeve dhe zbatimi i një procesi permanent të bashkëpunimit përgjatë historisë së tij, grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve” kanë arritur këto rezultate: hartimi i rezolutave mbi problemet e të drejtave të fëmijëve, ndërtimi i një procesi të gjatë bashkëpunimi me fëmijët dhe nxënësit e shkollave, shoqërinë civile dhe partnerët tanë, prodhimi i disa projektligjeve në fushën e drejtësisë për të miturit, sensibilizimi i shoqërisë dhe institucioneve.”-deklaroi ajo./Radar.al

    Elisa Spiropali Martin Cani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Polici i lënduar ga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm

    July 23, 2026

    Korçë/ Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës

    July 23, 2026

    Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027

    July 23, 2026

    Tensione në Lindjen e Mesme, Houthi-t sulmojnë dy anije arabe! Pasdaranët dorë ‘të hekurt’ në Hormuz: Anija amerikane në flakë, dy u tërhoqën

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.