Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një ndër çiftet e showbizit shqiptar më të preferuar të momentit. Batutat mes tyre, marrëdhënia si dhe dashuria e tyre mbeten ndër arsyet se pse ata adhurohen.
Së fundmi, Kiara publikoi një video të ëmbël në Instagram, ku tregonte Lunën duke konsumuar disa ushqime të ndryshme.
E kësaj radhe ajo që mori vëmendjne e të gjithëve ishte një koment nga Luiz Ejlli.
Këngëtari me humor tregoi se profesioni që Luna do të bëjë kur të rritet është ‘bojaxhie’.
“Zemra e babs do behet bojaxhie kur te rritet”, shkroi Luizi me humor, ndërsa komenti u pëlqye nga mijëra ndjekës./ Radar.al
View this post on Instagram



