Teksa dita e martë njihet si një ditë e shenjtë që kryesisht besimtarët e krishterë e kalojnë në ambientet e kishës, mesa duket dhe familja Ejlli ka bërë një zgjedhje të tillë.
Siç e dimë, Luizi është një besimtarë i krishterë, referuar kjo te fakti që ai mban një varëse me kryq e njohur ndryshe si uratë, në qafë.
Në një ditë me diell si kjo e sotmja familja më e preferuar e kohërave të fundit na ka zbuluar se këtë të martë ata zgjodhën ta shijonin në Kishën e Laçit.
Ishte Kiara Tito ajo që na zbuloi një zgjedhje të tillë me anë të disa postimeve të bëra në profilin e saj në Instagram teksa shkruan: Shkuam me Lunushin te Kisha e Laçit për një moment paqeje dhe bekimi. Ishte një përvojë e veçantë që na afroi më shumë. Ju uroj të gjithëve bekime dhe paqe në familjet tuaja!/ Radar.al
View this post on Instagram


