Pasi aktivizoi G Banin, Klajdin të bënin një lojë për të akuzuar Rozanën, Gjestit i ka lindur një tjetër ide brenda shpellës ku ndodhen në shtëpinë e BBV.
Ai ka ngacmuar G Banin me idenë e thyerjes së urdhrit të Vëllait të Madh që të hapin derën dhe të dalin nga vendi ku janë izoluar.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Çohuni more nuba, çohuni të bëjmë ndonjë aktivitet, të luajmë ndonjë lojë, apo të refuzojmë sfidën, të marrim prapë Zarf të Zi
G-Bani: Kë sfidë të refuzojmë?
Gjesti: Këtë sfidë, jam i gatshëm për Zarf të Zi
G-Bani: Cilën sfidë?
Gjesti: Me çel derën, nuk durohet më, me dal jashtë
G-Bani: Del në eliminim direkt o bishë
Gjesti: Jo mor aspak, po sfidojmë prapë Vëllain e Madh me Zarf të Zi, jeta është me rrezikuar
G-Bani: Jeta është me rrezikuar, por jo me u hedhë në humnerë o bishë. Ta bëj një pyetje, e zëmë se je në burg dhe shikon një vend ku mundesh e ec me vrap dhe me dalë. Po e di se është roja nga lart dhe ta kërcet me armë automatike, a shkon me rrezikuar duke e ditur se të kap plumbi?
Gjesti: Nuk është Vëllai i Madh atje jashtë duke na pritur
G-Bani: Me armë jo, po të pret me një Zarf të Zi që të eliminon direkt, të nxjerr fishek prej shtëpie, këtë të bën Vëllai i Madh, këtë ndëshkim bën, nuk të rreh me shpulla
Gjesti: A e mban veten gangster, çohu e të çelim derën
G-Bani: Më gangstera se kaq, kemi dalë 4 veta kokë më kokë në nominim se kemi thyer rregullat e ligjet, ça tjetër me bërë. Pastaj i bie të tregojmë se nuk respektojmë Vëllain e Madh./Radar.al


