Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Enea la pas familjen e sëmurë pa asnjë lekë, i mori jetën tritoli që iu vendos komshijeve. Shikoni autorin duke lëvizur natën pranë pallatit

    October 5, 2024

    Enea Thomaraj, 29 vjeçari nga Elbasani, ndërrou jetë më 4 tetor, 3 muaj pasi ishte intubuar. I riu mbeti i plagosur pasi i ra në kokë dera e banesës së tij, e ‘shkundur’ nga një sasi tritoli që u vendos në katin e fqinjave të tij, ku jetonin motrat Gjovana dhe Alda Nikolli, por nuk kishte asnjë lidhje me to.

    Ora News ka siguruar pamjet e personit që dyshohet se vendosi lëndën plasëse. Siç shihet, ai mban një kapele në kokë, veshur ka një bluzë të bardhë dhe kur ka shkuar për të vendosur tritolin dhe kur është larguar, lëviz me një biçikletë.

    PAMJET/ Me kapele dhe mbi biçikletë, ky është personi

    Pamjet i ka në dorë dhe Prokuroria e Posaçme, e cila ka tërhequr dosjen nga Elbasani. Ky person është kapur nga kamerat fillimisht rreth orës 02:00 të 13 korrikut 2024, teksa lëviz në një nga rrugët e qytetit të Elbasanit.

    Më tej, silueta e tij shfaqet në orën 02:28 minuta, shumë pranë hyrjes së pallatit ku banonin me qira dy motrat nga Lezha, Alda Nikolli dhe Gjovana Nikolli.

    PAMJET/ Me kapele dhe mbi biçikletë, ky është personi

    Ai ka lënë poshtë pallatit biçikletën dhe me shpejtësi ka shkuar në katin e 4, duke vendosur tritolin në derën e apartamentit ku jetonin dy motrat. Sipas burimeve të prokurorisë, mekanizmi shpërthyes i tritolit ka qenë me fitil, raporton gazetari Elton Qyno.

    Pas aktivizimit të fitilit me zjarr, personi largohet me shpejtësi përmes shkallëve dhe teksa merr biçikletën poshtë pallatit, ikën nga zona në drejtim të spitalit të Elbasanit. Për herë të fundit imazhi i tij shihet në orën 05:35 të mëngjesit të 13 korrikut, sërish i hipur mbi biçikletë.

    PAMJET/ Me kapele dhe mbi biçikletë, ky është personi

    Dy motrat të cilat janë shumë të njohura në rrjetet sociale, ishin përfshirë në një konflikt me Nuredin Dumanin dhe kanë akuzuar publikisht këtë të fundit se kishte porositur sulmin me tritol në shtëpinë e tyre.

    Enea Thomaraj po shkonte nga dhoma e gjumit për në tualet kur ndodhi shpërthimi me tritol dhe nga plasja e fortë, dera e shtëpisë së tij u shkatërrua dhe i ra në kokë. Fatkeqësisht, pas tre muajsh në intubim, ai nuk ja ka dalë dot.

    PAMJET/ Me kapele dhe mbi biçikletë, ky është personi

    29 vjeçari jetonte me dy prindërit e sëmurë dhe me vëllain e tij, gjithashtu i sëmurë. Ai ishte i vetmi që punonte në familje dhe njihej në qytet si një djalë i qetë. Fqinjët janë shokuar dje, kur kanë marrë vesh lajmin se Enea kishte mbyllur sytë përgjithmonë.

    Ky është Enea Themollari, 26-vjeçari që vdiq pas 3 muajsh në spital. Viktima e pafajshme e atentatit të 14 Korrikut në Elbasan

    Ndërron jetë Enea Themollari, fqinji i dy motrave Nikolli që iu vu tritol në derën e banesës. Akuzat ndaj Nuredin Dumanit

    Dumani Enea Themollari kamerat tritol
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    April 27, 2026

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    April 27, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    April 27, 2026

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.