TIRANË- Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS-së, edhe me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar.
Në mbledhjen e grupit, kryeministri Edi Rama mësohet se u ka kërkuar vijimin me intensitet të kontakteve me njerëzit në bazë dhe qytetarët, sa i takon procesit të integrimit në BE të vendit.
Shefi i qeverisë kërkoi vijimin intensiv të takimeve dhe përcjelljen e mesazheve për integrimin edhe në mediat sociale. Fokus kryesor tek ato çështje që lidhen direkt me sfidat e integrimit, një prej tyre edhe siguria ushqimore.
“Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin.”- ka deklaruar kreu i mazhorancës socialiste dhe i ekzekutivit./Radar.al


