TIRANË– Enea Themollari, 26-vjeçari nga Elbasani ka ndërruar jetë pas gati 3 muajsh në reanimacion. I riu u plagos nga shpërthimi me tritol në pragun e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 14 Korrik 2024.
Që prej kësaj date 26-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Theksojmë se shënjestër e atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.



