Si pasojë e shpërthimit me tritol mëngjeisn e sotëm në Elbasan ka mbetur i plagosur 26-vjeçari, Enea Themollari. I riu është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Fatkeqësisht ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit përballë, në pallatin ku ai banonte.
Policia ka raportuar se objekt i atentatit ishin dy motra që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari.