Gazetari Blendi Fevziu ka postuar në rrjetet sociale disa fjalë rrëqethëse për të riun që humbi jetën lëtë të premte, 4 tetor, në spital, tre muaj pasi u bë viktimë e një atentati ku nuk ishte as objektiv e as i përfshië.
Enea Themollari, u plagos aksidentalisht nga sulmi me tritol që u vendos në derën e apartamentit me qera të dy motrave Nikolli.
Më 14 Korrik 2024, 26-vjeçari u dërgua menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, e prej asaj kohe ai ka qenë në gjendje kritike për jetën në repartin e reanimacionit, ku fatkeqësisht s’ka mundur të mbijetojë si shkak i plagëve të marra.
Aso kohe, por edhe në vazhdim motrat Nikolli deklaruan se autor i kësaj ngjarje është Nuredin Dumani, i njohur ndryshe si i penduari i drejtësisë.
POSTIMI I PLOTE
Ky djale i ri, 29 vjecar mund te ishte kthyer sot nga puna si cdo dite. Punonte gjithe javen qe te mbante familjen e tij, ne Elbasan. Mund te kishte pire nje kafe poshte pallatit; mund te kishte takuar nje mik; mund te kishte folur me babain per enderrat e tij e mbase mund te ishte shplodhur pak duke menduar qe fundjava po vjen. Por Enea Thomaraj nuk beri dot asgje nga keto.
Ai mbylli syte sot ne mengjes, pas nje lengimi 3 mujor ne intubim. Viktime e nje atentati, ku nuk ishte as objektiv dhe as i perfshire.
Per fatin e tij te keq, ishte duke shkuar nga dhoma e gjumit ne banjo, kur nje shperthim ne apartamentin perballe i hodhi deren ne koke, duke i shkaktuar nje demtim qe i mori jeten perfudimisht sot.
Ishte ne shtepine e tij. I kishte thene naten e mire te atit dhe s’kishte asnje lidhje me ate qe po ndodhte 1 meter me tutje ne apartamentin perballe tij, ku qendronin qeraxhinj.
Ishte nje punetor i thjeshte, nje prej atyre qe punojne cdo dite per te mbijetuar, por qe krimi i godet padashje, duke u justifikuar me termin “dem kolateral”.
Iku nga kjo jete pa e ditur kush ja mori ate. Sic nuk e di as babai, as te afermit, as fqinjet, qe vajtonin sot per te. Madje as shteti, qe ka per detyre te ruaje cdo qytetar,.
U prehsh ne Paqe Enea. Ne kete bote iken edhe kur ske faj per asgje!
View this post on Instagram
Enea Thomaraj humbi jetën nga tritoli/ Fqinjët: Nga i keqi e pëson i miri


